Gjata: Hapja konvikteve rrezikon përhapjen e COVID! Studentët, praktikë në spitalet e rretheve ku jetojnë

27 Janar 2021, 18:12| Përditesimi: 27 Janar 2021, 18:49

  • Share

Mungesa e praktikave për studentët është një problem shqetësues. Kështu shprehet rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata i cili tregon se mes propozimeve që u janë bërë komitetit teknik të ekspertëve ,është mundësia e kryerjes së praktikave në spitalet rajonale te rretheve ku studentët banojnë.

“Ne kemi propozuar që nga organizmi në grupe të vogla në QSUT deri tek mundësia që disa studentë t’i bëjnë praktikat në spitalet në rrethet ku banojnë. Pasi meraku kryesor i komitetit teknik nuk është prania e studentëve në auditor, por banimi në konvikte që do të shërbejnë si vektor për përhapjen e sëmundjeve”, tha Gjata.

Gjata tregon se është kërkuar që për sezonin e provimeve, studentët të vijnë në auditorë vetëm për testimin, duke mos hapur konviktet, që rrezikojnë të kthehen në vatër infeksioni.

“Nga ana tjetër kemi propozuar për të patur një takim me ministren e arsimit që të krijohet mundësi që studentët të vijnë në auditorë të bëjnë testimet por pa hapur konviktet, pasi rrezikojë të bëhen vatër infeksioni”, tha Gjata.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë tha gjithashtu se është menduar që në vitet e ardhshme, të bëhet një konkurs pranimi për studentët e mjekësisë.

“Krijimi një ambienti të sigurt ku mund të bëhej një konkurs pranimi në universitete dhe të përshtatet një formular i pyetjeve dhe të bëhet një konkurs pranimi siç bëhet konkursi i pranimit të specializimit por të jetë i informatizuar ku dhe vetë programi të nxirrte pikët që kanë marrë, ishte pandemia që na pengoi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?