Gjatë 2021, 34 mijë krime, 1/3 e tyre në Tiranë! Vlora dhe Elbasani, qarqet më problematike, disa atentate të pazbardhura! Berati mbyll vitin pa vrasje

29 Janar 2022, 14:26| Përditesimi: 29 Janar 2022, 14:47

  • Share

Ngjarje kriminale, atentate mafioze, armë, kanabis sativa dhe qindra kilogramë kokainë të kapura në Portin e Durrësit.

Për herë të parë, pas shumë vitesh, blutë zhvilluan publikisht analizën e një pune 365 ditore. Kryepolici Gledis Nano udhëtoi nga njëri cep në tjetrin në të 12 qarqet e vendit, për të parë nga afër sukseset dhe dështimet e një viti të gjatë ngjarjesh.

Statistikat flasin për numër të madh të veprave penale përgjatë 2021-shit. Në total, më shumë se 34 mijë të tilla.

Tirana mbanë numrin më të lartë të tyre, me rreth një të tretën e totalit, justifikuar edhe nga numri më i lartë i popullsisë. Pas nuk qëndrojnë edhe qarqe problematike si Elbasani, Vlora, Shkodra dhe Durrësi. Fuqia zbuluese e ngjarjeve kriminale varion tek një mesatare që luhatet rreth 85%.

Qarku më i suksesshëm ishte Korça, me 95.76% të veprave penale të zbardhura. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Vlorën, drejtoria e policisë të së cilës arriti të zbardh vetëm 79.82%, si qarku me zbulueshmërinë më të ulët.

VEPRA PENALE              TË ZBARDHURA

  • Elbasan – 2781                       - 93.7%
  • Dibër – 901                             - 95%
  • Kukës – 1104                          - 92%
  • Vlorë – 3277                           - 79.82%
  • Gjirokastër – 866                    - 91.6%
  • Korçë – 1888                           - 95.76%
  • Lezhë – 2219                           - 93.7%
  • Shkodër – 1999                       - 87.6%
  • Durrës – 4318                         - 80.73%
  • Fier – 2369                              - 94.8%
  • Tiranë – 12411                        - 89.4%

Nga Vlora, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, refuzoi të përgjigjej për atentatet e pazbardhura për të cilat pret rezultate, por e përqendroi vëmendjen tek lufta me narkotikët.

“Kur të kemi informacion për ngjarjet e pazbardhura, do t’i bëjmë publike. Po punohet. Lufta kundër narkotikëve është një ndër sfidat e mia, që do të luftohet fortë”, deklaroi Nano.

Luftën ndaj drogës Policia e Shtetit e ka vendosur në prioritet gjatë vitit 2022. Nano, nga Gjirokastra kërkoi angazhim maksimal.

“Merreni seriozisht dhe godisni çdo element që tenton të shesë drogë pranë shkollave, lokaleve e kudo. Do të jem avokati mbrojtës i punonjësve të ndershëm të Policisë, të cilët përbalten padrejtësisht”, tha Nano.

Viti që lamë pas u mbyll me 62 vrasje. Numri i viktimave ishte më i lartë për shkak se në disa prej tyre kishte më shumë se një viktimë, si rasti i atentatit ndaj Ardian Çollakut e Lulzim Bitrit në Elbasan, Erigers Mihasit e Armand Dumanit në Tiranë apo kasaphanës me katër viktima për plazhin në Velipojë.

Tirana, Fieri, Shkodra, Elbasani dhe Vlora sërish në vëmendje të krimit, përkatësisht kryeqyteti dhe Fieri me nga dhjetë të tilla, ndjekur nga Elbasani e Shkodra me nëntë dhe Vlora me tetë vrasje. Në Fier kryesisht ishte krimi në familje që mbizotëroi, ndërsa Vlora dhe Elbasani mbajnë primatin e ngjarjeve me natyrë mafioze. Berati e mbylli vitin 2021 me asnjë vrasje dhe vetëm nga një e tillë u regjistruan në Korçë dhe Kukës. Fuqia zbuluese e vrasjeve në total luhatet mes 80%-shit.

VRASJE TË NDODHURA

  • Elbasan – 9 vrasje, 5 tëzbardhura
  • Dibër – 4 vrasje, 4 tëzbardhura
  • Kukës – 1 vrasje, 1 ezbardhur
  • Vlorë – 8 vrasje, 5 tëzbardhura
  • Gjirokastër – 2 vrasje, 1 e zbardhur
  • Korçë – 1 vrasje, 1 e zbardhur
  • Berat – 0 vrasje
  • Lezhë – 4 vrasje, 3 të zbardhura
  • Shkodër – 9 vrasje, 6 të zbardhura
  • Durrës – 4 vrasje, 2 të zbardhura
  • Fier – 10 vrasje, 8 të zbardhura
  • Tiranë – 10 vrasje, 8 të zbardhura

Analiza e vitit 2021 u përmbyll me Tiranën.

“Të punohet për të marrë informacion për vendndodhjen e personave në kërkim, të atyre që kanë tendencë të mbajnë armë zjarri në banesë e më keq akoma që qarkullojnë me armë zjarri. Me jepni objekt konkret dhe keni gjithë mbështetjen time. Nuk do toleroj askënd, por askënd, cilido qoftë, që do implikohet dhe do bëhet palë me ata që tentojnë të kultivojnë. Nuk do mundet askush që të njollosë figurën time dhe as të Policisë së Shtetit”, tha Nano.

Përgjatë vitit 2021 Policia e Shtetit u përballë dy herë me ndryshime rrënjësore. Në muajin qershor, ish-kryepolici Ardi Veliu ndryshoi pothuajse të gjithë drejtuesit e qarqeve dhe komisariateve. E njëjta gjë ndodhi edhe në vjeshtë, pas emërimit të Gledis Nanos në krye të bluve, i cili ndryshoi të gjithë kupolën drejtuese. Viti 2022 është testi kryesor i Nanos në detyrën e filluar pak muaj më parë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shaboni: 29/01/2022 18:28

    Bravo Policia e Shtetit shqiptar!! Me kete zbulueshmeri je e para ne bote!! Suksese!

    Përgjigju
  • Turi: 29/01/2022 16:06

    Vrasjet qe behen te gjithe i dine se kush i ka bere pervec policise

    Përgjigju
    • anonymous: 29/01/2022 18:04

      ahahhahah tamam

    • Juli: 29/01/2022 16:23

      O Zoti drejtor po vrasjet ne vlore i dine te gjithe i kane dhe me vidjo policia si vriten e si i kane zhduke njerzit

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?