Kronikë

Gjatë 48 orëve kreu 7 vjedhje, arrestohet hajduti serial në Tiranë

11 Prill, 14:06| Përditesimi: 11 Prill, 14:56

  • Share

Tiranë- Një 23-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë. I riu dyshohet se gjatë 48 orëve, kreu 7 vjedhje.

Grabitjet kanë ndodhur gjatë periudhës kohore 8 dhe 9 prill, ku dyshohet se ka vjedhur me thyerje, 3 markete/dyqane dhe 5 biçikleta të katër personave në banesa ose rrugë.

Policia gjithastu i informon se 23-vjeçari  edhe më parë ka qenë i dënuar për vjedhje.

Operacioni u kodua 'Repeater'.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në kallëzimet e disa qytetarëve, për vjedhje në pronat e tyre, gjatë ditëve të fundit, kanë organizuar punën për zbardhjen e tyre, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Si rezultat i një pune profesionale hetimore të kryer bazuar në inteligjencën policore, u finalizua operacioni policor i koduar “Repeater”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi O. T., 23 vjeç. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 08.04.2025, ka vjedhur me thyerje, në 3 markete/dyqane, dhe më datë 09.04.2025, ka vjedhur në banesa ose në rrugë, 5 biçikleta, në pronësi të 4 shtetasve.  

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nanj: 11/04/2025 14:40

    Kalbeni ne burg maskarain dhe pune te detyruar qelbesiren qe majmet me djersen e te tjereve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?