‘Gjej punë mos rri kot! Unë nuk kam me çfarë të ushqej’, këto dyshohet se ishin fjalët e fundit të të ndjerit Qemal Muhametajt nga fshati Greshnicë i Mallakastrës, i cili u vra nga djali, i tij me probleme mendore.
Burime konfidenciale nga policia e Ballshit për Report Tv bëjnë me dije se gjatë marrjes në pyetje nga ekspertë të policisë, Mariglen Muhametaj është shprehur se shkak është bërë një zënkë e çastit më të atin. I ndjeri Qemal Muhametaj, i ka thënë të birit të gjejë punë e të mos rrijë kot.
Në debat e sipër midis atë e bir, Mariglen Muhametaj, mësohet që fillimisht e ka shtyrë me duar me forcë të atin, i cili ka rënë përdhe. Autori nuk mjaftohet me kaq, por ka marrë një pllakë betoni dhe e godet dy herë në kokë, duke i marrë jetën në vend.
Gjatë kohës, që Mariglen Muhametaj, ka treguar gjithë rrjedhën e ngjarjes së rëndë, e ka treguar atë qetësisht, normal dhe pa pendesë. Mariglen Muhametaj do të njihet nesër me masën e sigurisë.
Shkollimi dhe besimi ne zot ka te beje shume ne karakterin, sjelljen dhe zemer-bardhesine e nje njeriu. Ky nuk eshte njeri, ky nuk eshte as kafshe. Ky eshte qenje e neveritur qe as bagles se njeriut nuk i afrohet. Njerezit si ky duhet te rrihe cdo dite me kamzhik ne qender te qytetit. Zoti e jua shoerblefte baballareve qe me mjnd e saktifice na rrisin. Qofte i xhenetit i ndjeri!
Përgjigjupo pse e vret babane mor idiot,,mor maskara,,,,ai te ka bere koken,,,,,te kish bere nje mut me mire.....palaco,,,me burgim te perjetshem....////
PërgjigjuDuhet denimi me vdekje dhe t shofesh kur t behet nj vrasje ne 5 vjet
PërgjigjuDENIMI ME VDEKJE MBARON PUN PER KETA MOSTRA DHE PER KRIMINELAT DHE BANDAT ATEHER PASTROHET SHQIPERIA NGA HALET .
PërgjigjuPo na pastruan te gjitheve kush do ngele pastaj?