Sociale

Gjejnë portofolin e mbushur me para në Sarandë, dy motrat ia kthejnë pushuesit

15 Gusht 2019, 15:56| Përditesimi: 15 Gusht 2019, 21:40

  • Share

Një rast qytetarie është shënuar ditën e djeshme në qytetin bregdetar të Sarandës. Dy motrat Mimoza dhe Margarita Xharo kanë gjetur portofolin e një pushuesi pranë portit të Sarandës.

Gazetari i Report Tv Limos Didani raporton se në portofol gjendej një shumë e konsiderueshme të hollash. Dy motrat e kanë dorëzuar menjëherë në Komisariatin e Policisë Kufitare. Kanë qenë punonjësit e këtij komisariati të cilët kanë kontaktuar me personin që kishte humbur portofolin, ku përveç parave gjendeshin edhe të gjitha dokumentet e tyre.

Pronari i portofolit është në kërkim të dy zonjave për të shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e tij pasi humbja e dokumenteve do t'i shkaktonte një stres dhe humbje të madhe kohe deri në përtëritjen e tyre.

Komento

Komente

  • Fredi: 15/08/2019 17:51

    Qytetarie jo fshatarërie, ka ndryshim.. Bravo , këta shembu si një rreze dritej na mungojnë kaq shumë! Kaq shumë etje për të tilla vepra! Na mbyti e keqja cep më cep!

    Përgjigju
    • Vlora2: 16/08/2019 17:28

      Me then te drejten, edhe jotem na mungon shume.

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?