Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka folur për inceneratorët ku nga foltorja e Kuvendit përmes disa një fjalimi ironik ka hedhur akuza se kanë marrë 430 mln euro nga xhepi i shqiptarëve ndërkohë që nuk ekzistojnë. Majde ai ka pasur edhe nga një koment ironik për një pjesë të personave që kanë dëshmuar në komisionin hetimor për Inceneratorët.
“3 inceneratorë që nuk ekzistojnë, 2 në letër si Tirana e Fieri dhe një me ‘pushim lindje’ ai i Elbasanit, por 430 mln euro janë marrë nga xhepi i shqiptarëve. Një ministër është në burg dy të tjerë dridhen këtu jashtë. Falë insistimit të opozitës komisioni për inceneratorët nuk iu mbyll goja dhe shqiptarët çfarë nuk po dëgjojnë. Ka persona që ngrenë supet dhe thonë se nuk e di, dikush qan me dënim, dikujt iu tha gjuha më jep ujë. Një tjetër thotë se Agaçi i di këto punë se unë isha në gjumë. Me këto para mund të bëheshin të gjitha spitalet e Shqipërisë, rritje rroga e pensionesh, apo krijimin e kushteve në shkolla që u mbyllen kur ishte ftohtë”, tha Gjekmarkaj.
Lajmi kryesor:
Inceneratorët përplasin PD-PS! Basha: Rama s’i lan dot duart! Spiropali: Do përgjigjesh para drejtësisë! Berisha: Kjo aferë zgjidhet me protesta! Miratohen anëtarët e rinj të AMA-s
//ReportTv.al