Sali Berisha

Gjekmarkaj: Pas kulaçit, Sali Berisha ju ofron kërbaçin! Ja ç’duhet të bëjmë, që të mos përfundojmë si babaxhani Kujtim Gjuzi

5 Maj 2022, 10:17| Përditesimi: 5 Maj 2022, 10:19

  • Share

Siç u pa në menyrë spontane 35 deputet të PD-së gjykuan e vendosen të mos marrin pjesë në Kuvendin e dates 30 Prill të mbajtur nga Sali Berisha dhe ndjekesit e tij të Foltores!

Kjo lidhet me vetedijen e gjithësecilit me vokacionin e tyre properendimor e pro amerikan ( me këtë nuk dua të akuzoj si antiperendimor kolegët që moren pjesë)!

Ata mendoj unë ( megjithese unë kam tager vetem për vete) nuk munguan nga inati ndaj Sali Berishes as nga dashuria për Lulzim Bashen por nga disa parime, të indinjuar me menyrën se si Berisha po e menaxhon betejen për ” dinjitetin” pas shpalljes “non gratta” nga SHBA dhe proçesin e “rithemelimit” kaq të dhunshem e të njëanshëm.

Në këtë proces flitet për një tren që bën ty ty ty, çiaf çiuf ty ty e dyer të hapura që ecen shpejt duke lënë në stacion të gjithë ata që nuk ju bashkëngjiten “foltores”!

Po kjo mungesë nuk duhet të merret si syshkelje për askend për të formuar më vonë një parti të vules si opozita e Azerbajxhanit që i ka zyrat në pallatin e Parlamentit.

Unë me modesti pa pretenduar shumë se shoh veten në të tilla vizione.

PD ka nevojë të braktisë hallet e mëdha të Sali Berishes dhe lojërat e vogla të atyre që kënaqen dhe me gjëra të vogla për vete.

I vetmi institucion legjitim sot i PD është grupi i saj parlamentar dhe Kryetari i këtij grupi Enkeled Alibeaj ( i cili në rast vendimi pozitiv të Gjykates së Apelit edhe Kryetar i komanduar i PD) person me integritet dhe i panjollë i cili fuqinë dhe direktivat duhet ti marrë nga grupi parlamentar dhe jo nga individ të caktuar brenda tij.

Nuk ka triumvirat sot në PD, as duet e as kryetar hije, ka vetem një grup parlamentar si istitucion i dëmtuar por i pa shkatërruar nga kriza e këtyre muajve.

E kotë, e dëmshme dhe qesharake të besojmë se dikush sot në atë grup mund të bëje politike personale duke shitur si imazh kompaktësinë e grupit apo duke sajur ziafete me pulastrena për ta perfshirë atë!

Kur jam dorëhequr më 7 mars si nënkryetar i PD, kam besuar që PD mund të rikthehet përsëri në një aset të madh kombëtar, me vullnet e sakrificë ajo mund të bashkohet!

Sot jemi shumë larg bashkimit. Po triumfon interesi individual mbi nevojat e demokratëve. Nuk e kam bërë këtë per tu bërë pjesë e një partize e as e një fraksioni.

E vërtetë, Sali Berisha ka më shumë mbështetje tek militantët e PD po ka shumë pak dhe një mal me halle mbi shpinë që zor ti mbajë, plus 32 vite pothuaj pushtet.

Retorika e tij u përgenjeshtrua nga aktet, ai nuk mbajti asnjë premtim.

“Rithemelimi” i tij është shpesh vulgar e banal me të gjithë kalorësit e konsumimit politik e etik që mblodhi rreth vetes duke lënë menjanë për një çast familjarizmin e krahinarizmin tribal.

Por, as Lulzim Basha, me gjithë respektin që meriton për dorëheqjen e tij apo tentativat e mekura per rinovim të PD pasi mori një parti të madhe dhe e bëri të vogel, pasi humbi disa zgjedhje s’ka më kuptim tu kerkojë demokratëve të investohen për karrieren e tij.

Nëse bën syshkelje të tilla, shpresoj të jenë thashetheme pasi i bie që ambicja se le të lexojë asgjë nga dialektika politike e sociale. Shqiperisë nuk i kanë vdekë njerëzit, as së djathtes.

PD duke mbajtur sytë tek Sali Berisha dhe ndofta duke kthyer koken te Lulzim Basha po vetë shkatërrohet.

Ajo ringrihet dhe bashkohet nëse zgjidhja kërkohet përtej tyre dhe tek bonsensi i tyre (Basha një hap pas të fortë e bëri me shpresen që nuk na kërkon të bëjë dy përpara) tek gara e vërtetë dhe tek rithemelimi i vërtetë, jo tek paçavurja personale e Doktorit.

Grupi i PD, ata 35 shumica prej tyre së paku me sa kam biseduar nuk shkuan në Kuvendit e datës 30, jo se po i mbajnë hatrin Bashes apo se ndihen të lidhur me të për ndonjë projekt por për parimet e tyre.

Këtë duhet ta dinë demokratet dhe shoqëria. Koleget e mi duhet të pergatiten, pas kulaçit Sali Berisha ju ofron kërbaçin.

Një nga një do ti quajë vegla të Edi Rames, vartes të Taulant Balles etj. etj. dhe ditë pas dite do ju heqë disa nga mbeshtetësit dhe votuesit dhe po i pati në dorë i fshin me cinizëm të ftohtë.

Koleget e mi nëse bashkë me mua nuk duan të perfundojnë si opozita e simpatikut babaxhan e konservator Kujtim Gjuzi duhet të punojnë për bashkimin e vërtete duke mos u lodhur as duke mos u kompleksuar për ta kërkuar zgjidhjen jo tek dy partitë që po pervijohen në horizont por tek një PD e vetme.

Mundësi dhe shprese ka ende.

Një më e madhe, tjetra boll e vogel e të dyja bashkë pak shumë, pak për të mundur socialistet u sherbejnë për disa nevoja ca individëve e asgje tjeter.

Nëse tejkalojmë ato nevoja e interesa PD ringrihet!

E sigurtë është se kështu po vritet fryma e opozitarizmit!

Do të jem në parlament me këtë vetëdije, në mos ja dalshim të bëjmë bashkimin, të pakten t’ju them shqiptarëve kush po e pengon duke ndihmuar edhe botën e analizës me kqyrjen nga brenda të politikes!

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agron: 05/05/2022 15:48

    Autori thote qe i vetmi institucion legjitim i PD-se eshte grupi parlamentare. Pohimi i forte, po te kete parasysh qe ne zgjedhjet e pjesshme lokale, grupi i 35 deputeteve, megjithese kishte vulen dhe logon zyrtare, morri vetem rreth 1/3 te votave te demokrateve. Pra PD-ja, qe jane votuesit, njohim si perfaqesues legjitim Foltoren.

    Përgjigju
  • Kris Pano: 05/05/2022 12:03

    Nuk ka bashkim me Saliun! Eshte situate e njejte me Kosoven! Albini tani nuk do bashkim se nuk do te jete me k/minister!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?