Gjergj Fishta

​​​​​​​Gjekmarkaj: Sot një nga bijtë më të ndritur të rracës shqiptare ka përvjetorin e lindjes!

23 Tetor 2022, 16:13
  • Share

Zoti ja fali Shqipërisë më 23 Tetor 1871, At Gjergj Fishta emri i Tij.

Si askush tjetër e desh dheun e Tij,si askush i desh shqiptarët!

Si pak kush kontribuoi që ajo nga ide të bëhej shtet,nga poezi të shnderrohej në kufi!

U pëpoq në menyrë titanike, gjithë jetës që rraca të shnderrohej në komb,që individi në shqiptar e ky binom të ndihej europian mbi rrënjet e veta që nuk i merr më era.

Fishta, nëse Nolit i marrim hua do vargje e “donte Shqiperinë kur nuk e deshnin, e qante kur e qeshnin, e vishte kur e zhveshnin” pa i hy në hak “viganit liberator” Luigj Gurakuqit, por ndryshe nga të gjithë evidentoi kush janë rriqnat e ndyta që e pinë gjakun shtetit, shakllabanat,kryemataret,dylmet,levantinët!

Fishta këta i qeshte e nuk i deshte, i zhveshte e nuk i veshte.Nuk qe vetëm poeti i virtytit të genit dhe epikes së tij por edhe antropologu i vesëve,përkufizuesi i zhganit i asaj mishele që e pengon progresin dhe përparimin e shqiptarve.

Pagoi çmim,mbet pa varr si Gjergji tjetër!

Por kujtimi i tyre u kthye në mistike kombëtare, në ideologji e identitet.

Sot e kujtojnë Fishten edhe ata që mund të ishin objekt të satirës e prozes së Tij ndëshkuese! Ata që vjedhin e rrëjnë shqiptaret,ata që e bën i duan ata gjithmonë në të kaluaren orientale,ata që i duan të paditur e të varfër për ti sunduar turren me yxhym tu citue poezitë e Tij.

Me heshtje sot mbase nuk do të binin në sy por kur flasin po.

Kësisoj po i pershendesim të gjithë, këtë frotë e skotë me nji shpërthim satirik fishtian.

SE SHQYPNIA U RRUDH E VOGEL

Kishin Hyp Nji Rreze Dilli

Ai Shen Pjetri e Ai Shen Mhilli

E Po Flisnin Per i Hall Te Vjeter

Ai Shen Mhill Me Njat Shen Pjeter

Se Shqypnia U Rrudh e Vogel

Per Shqyptart Sa Nji Gogel

Lene T`shejt e Mos Ta Zgjasim

Zbresin N`toke Shqypnin e Masin

Moren T`shejt Nji Lamsh T`mashit

Nisen Matjen N`Preveze T`tashin

Mirpo Lamshi u Ka Mej

Porsa Mbrin T`shejtnit Ne Qafe Peje

Edhe Nejse Mos Me u Zgjat

Si Me Mat Shqypnin e Ngrat

Peni i Mashit Asht Mbaru

Vrik Kalon Dreqi Mallku

I kane Pre Kryet Lekuren i Kan Rru

E Me Ate Lesh Kan Ba Nji Dredhe T`Djallit

Qys Se u Mat Me Dredhe T`Djallit

Asnji PUn S`na Shkon Per S`marit

Sesa Nisim Nji Pune T`re

T`paret Qe e Prishim Jemi Ne

Troç Dy Fjale Kombit Mbare

Sy Me Sy Me Ja Than Deshta

Ma Zor Mblidhen Dy Shqiptar

Sesa Mblidhet Nji Thes Me Pleshta

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?