Gjel deti i mbushur nga zonja Albana

30 Dhjetor 2022, 10:07| Përditesimi: 30 Dhjetor 2022, 10:08

  • Share

Gjel deti i mbushur
Përbërësit:

  • 1 gjel mesatar
  • 250 gr mish i grirë derri
  • 250 gr mish i grirë viçi
  • 100 gr proshutë e tymosur
  • 50 gr pançetë
  • 1 gotë konjak
  • 1 vezë
  • 1 mollë
  • Arrë moskat
  • Kripë, piper 
  • Garnitura:
  • Karrotë
  • Qepë
  • Gjalpë
  • Buljon
  • Kripë
  • Pak sheqer

Përgatitja:
Pasi e kemi pastruar gjelin e detit lyejmë pjesën e brendshme me konjak. Në një enë vendosim mishin e grirë të derrit dhe të viçit, proshutën dhe pançetën në kubikë, një mollë të grirë në rende, një vezë, kripë, piper dhe arrë moskat. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe me masën e krijuar mbushim gjelin e detit. Në fund fiksojmë pjesën e mbushjes dhe bëjmë një lidhje të këmbëve me spango kuzhine. E marinojmë mirë gjelin me gjalpë, kripë dhe piper dhe e vendosim në furrë të piqet. Në varësi të kilogramëve zgjat dhe procedura e pjekjes, e llogaritur rreth 50 minuta për 1 kg. Gjatë pjekjes herë pas here e njomim gjelin me lëngjet e veta që lëshon.

Ndërkohë që gjeli piqet përgatisim garniturën shoqëruese. Karrotat e prera në rondele pasi i kemi lenë për 10 minuta në ujë me kripë i tiganisim në një tigan me gjalpë. Shtojmë dhe një qepë të prerë imët në rondele dhe sapo qepa të bëhet transparente shtojmë buljonin. Në fund rregullojmë shijen me kripë, pak sheqer dhe piper të zi. 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?