Gjel deti i mbushur
Përbërësit:
- 1 gjeldeti i mesëm
- 100 gr proshutë të papërpunuar
- 1/4 kg mish i grirë derri
- 1/4 mish viçi i grirë
- 50 gr pançetë
- 100 gr sallo derri
- 1 gotë konjak
- 1-2 mollë
- 1 vezë
- Arrë moskat
- Kripë, piper
Përgatitja:
Për të përgatitur gjelin e mbushur, pastrojmë gjelin e detit dhe e spërkatim brenda me konjak. Përziejmë mishin e grirë të viçit dhe derrit, proshutën dhe pançetën me mollët e grira dhe vezën. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe arrë moskat. Më pas, mbushim gjelin e detit, e lidhim dhe e lyejmë me sallo. Vendosim gjelin në një enë pjekjeje dhe e gatuajmë në zjarr të moderuar derisa të zbutet dhe të marrë ngjyrë të artë (rreth 50 minuta për kg). Gjatë gatimit e spërkasim me salcën e saj për ta bërë të shijshme.