Gjel deti me përshesh misri
Përbërësit:
1 gjel deti
1 kg kulaç misri
( 1 kg miell misri dhe 3 gota ujë të nxehtë dhe 2 lugë gjelle vaj ullliri, kripë)
3 preshë ( vetëm pjesa e bardhë)
4 lugë gjelle vaj ulliri
150 gr gjalp
1 1/2 lugë gjelle nenexhik ( të thatë)
kripë dhe piper të zi
1 limon
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim kulaçin e misrit duke vendosur miellin në një tepsi ose tas të madh bëjmë një gropë me masë. Spërkasim miellin me 1 lugë çaji dhe 2 lugë gjelle vaj ulliri shtojmë pak nga pak ujin e ngrohtë duke e trazuar me deri ose lëng druri të lidhet. Lyejmë një tepsi me vaj dhe pasi nivelojmë brumin e pjekur në furrën e parangrohur në temperatyrë 200 gradë për 40 minuta. Pasi kulaçi të piqet e lëmë të ftohet dhe e bejmë përshesh në copëz të vogla. Edhe pasi e përsheshim e vendosim pak për 20 minuta në temperaturë 70 gr në furrë që të largojmë lagështirën komplet. Pastrojmë gjelin dhe e thajmë mirë me letër kurthin. E marinojmë nga jashtë me pak kripë dhe tek gjalpi shtojmë përsëri pak kripë dhe piper, e përziejmë me gjalpin dhe mundohemi ta vëmë pak nga pak nën lëkurën e gjelit.
E lyejmë nga jashtë me vaj ulliri dhe gjalp, vendosim dhe pak gjalp brenda në bark. Sëbashku me një limon dhe vendosim gjelin në një zgarë dhe poshtë një tepsi ku kemi hedhur 2 gota ujë. Në temperaturë 190 gradë Celsius për 30 minuta më pas e ulim temperaturën në 170 gradë Celsius për 30 minuta për një gjël 3 kg. Ndërkohë me pak vaj dhe dhe gjalp kaurdisim pjesën e bardhë te preshtë deri sat ë zbbuten plotësisht, kullojmë lënugn e pulës në kullesë e shtojmë pak në ujë dhe e vendosim në tenxhere të valojë. Shtojmë preshët dhe I lëmë të ziejnë në lëngun e pulës ( kudjes me kripë( kontrollojmë shijen dhe e rregullojmë atë dhe me piper të zi.
Përziejmë përsheshin me nenexhik dhe e shtojmë atë në tenxhere e lëmë për 2-3 minuta mbuluar largojmë kapakun e lëmë të përthithë lëngun e pulës për 20 minuta dhe e vendosim në një pjatë sëbashku me gjelin e pjekur. Gati për të shërbyer.