Gjelat e detit në Peqin/ Fermerët: Nuk ka shitje, viti shkuar ishte më i mirë (VIDEO)

23 Dhjetor 2020, 21:19| Përditesimi: 23 Dhjetor 2020, 21:23

  • Share

Pas më shumë se 6 muajsh përkujdesje, 'mbreti' i tryezës së fundvitit është gati. Peqin është një nga zonat e njohura për rritjen e gjelave të detit, por këtë vit shitja ka rënë.

Fermerët tregojnë për mikrofonin e Report Tv vështirësitë që kalojnë për të rritur një shpend të tillë  deri në momentin e festave.

"Gjeli i detit kërkon punë, angari, e ushqejmë më misër, bar të njomë, që i japin shumë shije mishit" - thotë një prej fermerëve.

Prisnin në fund të vitit që mundi t'u shpërblehej, por po ndodh e kundërta.

"Shitja këtë vit ka qënë dobët, por presim të vijnë të blenë, deri tani kam shitur 4-5 copë. Gjeli i detit nuk po ecën me 700 lekë kg edhe me zor, me cfarë shof nuk do shiten do të mbesin stok. Viti i kaluar ishte edhe më mirë. Prit kur të shkojë kg me 600 lekë ajo do të jetë më e keqja" - thotë një tjetër fermer.

Në pritje të këtyre datave banorët çdo ditë në tokat e tyre reklamojnë shpendin e preferuar të qytetarëve për tryezën e festave të fundvitit.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/12/2020 02:42

    Ketu ne U.S.A.cmimi i gjelit,minimumi shkon 99 cent-1.99$/Lb, i therrur.Ky eshte cmimi me i ulet qe fillon qe nga Nentori-Dhjetor.Cmimet ndryshojne sipas llojit e vendit.Gjelat e ngrire kushtojne me lire, kurse te fresketit,organiket dhe ata qe jane te rinj ne moshe jane me te shtrenjte.Kurse ju te fusni ne cmim dhe puplat dhe me e bukura ,ju i ngrini cmimet ,kur bota i ul.Mos u ankoni pastaj pse s'u shiten!

    Përgjigju
  • Lui: 24/12/2020 00:53

    Po e vertete qe vitin e kaluar kishte shitje me shume. Por gjithashtu eshte e vertete qe edhe cmimi ka qene me i ulet vitin e kaluar. Keshtu qe...!!!

    Përgjigju
  • Çmimi-kerkesa-oferta: 24/12/2020 00:07

    Ul pak çmimin plako! Ose ul pak hormonet!

    Përgjigju
  • Faro: 23/12/2020 22:13

    Nuk shiten sepse njerëzit janë të ZGJUAR. Nuk kanë më gjela Natyral, por hormonal. I njëjti fenomen edhe në Baldushk.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?