Këtë vit, gjeli i detit do t’u kushtojë më shtrenjtë familjeve shqiptare. Çmimi i tij është rritur me 100 lekë më shumë për kilogram, ndërsa i pulës 200 lekë më shumë.
Fermerët në tregun e Baldushkut, një nga furnizuesit më të mëdhenj për kryeqytetin, thonë se shkak është bërë rritja e kostos së mbarështimit të tyre.
‘Kilogrami është 12 mijë lekë të vjetra pa therë 13 mijë lekë të vjetra i therë! Pula 14 mijë lekë të vjetra e pa therë, e therë 15 mijë lekë të vjetra kg. Vjet e kemi shitur 9 mijë lekë të vjetra 10 mijë lekë.- tha Lule Ibrahimi, fermere.
Lule Ibrahimi merret prej më shumë se 10 vitesh me mbarështimin e gjelave të detit bashkë me të birin. Ata thonë se pavarësisht kërkesave të shumta, fitimet janë ulur ndër vite, si pasojë e rritjes së shpenzimeve.
‘Ka shku kostoja sa nuk di nona, baje e blej misër, blej hinte!’- tha fermerja.
‘Kostoja është e madhe. I vogël asnjë kg nuk vjen. Fillo me koncentrat!’- u shpreh fermeri.
Shpresat për më shumë shitje i kanë në 10 ditët e fundit të vitit, pavarësisht se klientët i kanë të përhershëm.
‘Ai që nuk ka klientë i çon te fusha. Ne kemi klientelën tonë.’- tha ajo.
Edhe pse është ende herët, qytetarët shprehen të vendosur se gjeli i detit nuk do të mungojë në tryezën e tyre, pavarësisht çmimit.
Tregu i Gjelave të detit në fshatin Baldushk funksionon prej 8 vitesh dhe ndodhet vetëm 15 kilometra larg kryeqytetit.
Cjane keto cmime te cmendura aty?Ketu ku jetoj ne perendim e blejm gjelin bio frances jo me shume se 60 eu dhe te lare e te pastruar,keta fshataret a paguajn Taksa?
PërgjigjuNe Shqiperi keto katunaret qe shesin gjelat dhe pulat pagojne taksen e leshit.
Kjo fshatarja,nuk ndryeshon nga tregetaret e tjere.Rrisin cmimin ne stratosfere,pa asnje aresye.Ku pyet tregetari per hallin e popullit.Keta persona kur nuk kane qene tregetar,mallkonin ata qe abuzonin me cmimet.Tani te pranojne mallkimin e te tjereve.Mendoj qe shteti te reflektoje me takesat e fitimit,me nje fjale te jete tregeti e kontrolluar.
PërgjigjuKërkesë ofertë eshte çdo gjë, po u shitën e çojnë dje13 e 14 çmimin, po nuk i shit doe ulin...
PërgjigjuEdhe euro me lekun jan Pari = pari!
PërgjigjuMore lerini keto po thoni ndershmerisht i cuam cmimet si te gjithe qe i kan cuar para nesh. Po ate gjelin e detit apo dhe pulen haha dhe te ma falesh nuk ta marr. Dhe e them shume serjozisht ju po gjetet budallenj shtini
PërgjigjuCilat kosto iu kanë rritur kësaj rritëses së gjelave? Gruri , misri në treg janë më lirë se vitet e kaluara. Mos u fryfshi dreqër.
PërgjigjuA po bindeni npraktik se shpirtat jan tpa vdekshëm,të gjithë kemi borqe tvjetra shekullore,ja vlen të punojm shum e të marim pak,na shlirohet shpirti,në kët bot ka shum rryma,vetë Natyra i dinë,ne i ndihmojm pranarit tonë,ky ndihmën ton me punën e vet e zmadhon,shëndrron copa ari në zhavor i gjen zotnia i paguan borqet e veta,të gjithë e duam shëndetin,dhe shpirtin e LIRË
Përgjigju1 kg peshe gjall ne Napoli zona malore kushton 4,5 euro Ne shqiperi 1200 lek Jeni mir nga trut ju fshatare iditesh Ulni cmimin qe te hane te gjith mos lekmoni thelen e madhe se do u ngel gjeli pa shit
PërgjigjuTaman o shoku vjet ne itali gjel deti 8 kile 25 euro,po kta te tonet duan me u bo te pasur shpejt,kshu qe mos u hongert ai dreq gjeli le ta maje kjo tregtarja leshit!
Haje vet se mish i shpifur eshte
PërgjigjuSh mirë,ekonomi tregu,kush ruan ekuilibrin cilësi -çmim fiton...!
PërgjigjuKjo grua e moshuar nga fshati, duket fiks qe eshte 'oligarkja', e cila i rrit cmimet e gjelave e te pulave te detit edhe me shume se rritja e rrogave...
Përgjigju