Gjellë me mish të grirë, karrota, bizele dhe kërpudha
Përbërësit:
- 2 qepë
- 1 lgj gjalpë
- 2 karrota
- 250 gr bizele
- 250 gr kërpudha
- 300 gr mish i grirë
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, Piper
Përgatitja:
Mishin e grirë e kaurdisim në yndyrë derisa të kokrrizohet. Më pas shtojmë qepën e grirë hollë, karrotat e prera në kubikë dhe kërpudhat. I kaurdisim mirë dhe më pas shtojmë salcën e domates dhe ujë të ngrohtë. E lemë të ziejë për 10 minuta. Shtojmë bizelet në fund, erëzat dhe pak vaj ulliri.
Komento