Gjellë e shpejtë tigani me patëllxhanë, speca dhe suxhuk nga zonja Albana

9 Mars 2023, 12:42| Përditesimi: 9 Mars 2023, 12:44

  • Share

Gjellë tigani me patëllxhanë, speca dhe suxhuk

Përbërësit:

  • 4 patëllxhanë
  • 2 qepë
  • 2 speca
  • 2 domate
  • 2 lgj salcë domate e koncentruar
  • 4 lgj vaj ulliri
  • Suxhuk FIX
  • Piper djegës
  • Kripë, piper i zi kokërr

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim patëllxhanët të prera në feta të holla. I largojmë patëllxhanët nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepën dhe suxhukun të prerë në feta. Kaurdisim dhe specat dhe në fund shtojmë domatet dhe salcën e domates. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Sipas dëshirës shtojmë dhe pak spec djegës dhe disa kokrra piperi të zi dhe e lemë gjellën të gatuhet në temperarurë mesatare.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?