Receta

Gjellë me bamje nga zonja Albana

2 Korrik, 11:44| Përditesimi: 2 Korrik, 11:45

  • Share

Gjellë me bamje

Përbërësit:

  • 500 gr bamje të freskëta
  • 1 lugë gjelle uthull rrushi ose limon
  • 1 qepë e madhe
  • 2 domate të pjekura
  • 1 lugë gjelle salcë domate
  • 1 thelpi hudhër (opsionale)
  • 1 lugë çaji sheqer
  • 4-5 lugë vaj ulliri ose luledielli
  • 300 ml ujë të ngrohtë ose lëng mishi
  • Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë bishtat e bamjeve me kujdes në formë konike (pa i dëmtuar shumë që të mos lëshojnë lëngun ngjitës). Më pas i lajmë dhe i spërkatim me uthull ose limon. I lëmë për 20 minuta që të mos “ngjisin” gjatë gatimit. Ndërkohë në një tenxhere kaurdisim qepën me vajin derisa të zbutet dhe të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë domatet e grira, salcën, pak sheqer dhe hudhrën dhe vijojmë me kaurdisjen për 4-5 minuta. Më pas shtojmë bamjet dhe i përziejmë lehtë, hedhim ujin e ngrohtë dhe rregullojmë shijen me kripë e piper. Mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lëmë gjellën të gatuhet në zjarr të ulët për 30-40 minuta.

Këshilla nga Albana: Për më shumë shije, shto pak majdanoz të freskët në fund. Mos i përziej shumë gjatë gatimit, bamjet janë delikate dhe thyhen shpejt.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?