Receta

Gjellë me bamje pa mish nga zonja Albana

20 Maj, 11:35| Përditesimi: 20 Maj, 11:39

  • Share

Gjellë me bamje pa mish

Përbërësit:

  • 500 gr bamje
  • 1 qepë mesatare
  • 1 spec i kuq
  • 1 domate
  • 1 lgj salcë domate
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 tufë majdanoz
  • Spec djegës
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Vendosim bamjet në ujë të ftohtë me pak uthull, më pas i shpëlajmë, i thajmë dhe presim pjesën fundore. Kaurdisim qepën e grirë imët, shtojmë specin e kuq dhe më pas shtojmë bamjet, domaten e grirë në rende dhe salcën e domates. E trazojmë mirë, rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq, hudhër. Shtojmë ujë të ngrohtë në masë të përbërësve dhe e lëmë gjellën të gatuhet në temperaturë mesatare.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?