Gjellë me barbunja (bishtaja), patate dhe suxhuk nga zonja Albana

12 Prill 2023, 11:50| Përditesimi: 12 Prill 2023, 11:52

  • Share

Gjellë me barbunja (bishtaja) dhe suxhuk

Përbërësit:

  • 1 qepë
  • 4 lgj vaj ulliri
  • 500 gr bishtaja
  • 2 patate
  • 1 karrotë
  • 1 spec i kuq
  • 1 lç spec i kuq pluhur
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 lç kripë
  • Piper i zi kokërr
  • Suxhuk FIX

Përgatitja:

Qepën e grirë hollë e kaurdisim me vaj ulliri, shtojmë bishtajat të prera në mënyrë të tërthortë, patatet dhe karrotën në kubikë. Më pas shtojmë suxhukun e prerë në rondele dhe pak ujë që bishtajat të ziejnë. Në fund shtojmë specat në kubikë të vegjël dhe rregullojmë shijen me kripë, erëza dhe bimë aromatike.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?