Gjelle me barbunja dhe kumbulla jeshile nga zonja Albana

10 Maj 2022, 11:42| Përditesimi: 10 Maj 2022, 11:44

  • Share

Gjelle me barbunja dhe kumbulla jeshile

Përbërësit:

800 gr barbunja

½ fç vaj ulliri

1-2 qepë të thata

1 thelpi hudhër

1-2 karrota

2 domate

½ fç kumbulla jeshile (shahine)

1 ls miell

Gjethe mente

Majdanoz

Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht presim barbunjat duke larguar fijet dhe ekstremet dhe i vendosim të kaurdisen në një tenxhere me pak vaj ulliri. Më pas i largojmë barbunjat dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepën e grirë imët. Pasi qepa bëhet transparente shtojmë hudhrën dhe karrotat të prera në rrathë të holla. Vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar më pas domatet të grira në rende ose në kubikë të vegjël, kumbullat shahine dhe barbunjat. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe shtojmë ujë në masë të perimeve. E lemë gjellën të gatuhet në temperaturë mesatare dhe në 5 minutëshin e fundit hollojmë miellin me pak ujë të ftohtë dhe e shtojmë për të trashur pak lëngun e gatimit. E spërkasim me majdanoz dhe gjethe mente, e lemë pak të ajkoset dhe më pas e shërbejmë të ngrohtë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?