Receta

Gjellë me bathë sipas traditës çame nga zonja Albana

28 Mars, 11:31| Përditesimi: 28 Mars, 11:33

  • Share

Gjellë me bathë sipas traditës çame

Përbërësit:

  • 500 gr bathë të freskëta ose të thata
  • 1 qepë e madhe
  • 3-4 thelpinj hudhër
  • 2 domate të pjekura
  • 1 tufë kopër ose majdanoz
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë dhe piper i zi sipas shijes
  • Lëng limoni (opsionale)
  • Ujë ose lëng perimesh

Përgatitja:

Nëse përdorim bathë të thata, i lëmë në ujë të ftohtë për 8–12 orë, pastaj i kullojmë dhe i shpëlajmë mirë. Nëse përdorim bathë të freskëta i pastrojmë duke u hequr fijet anësore dhe më pas i lajmë mirë. Në një tenxhere, ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën derisa të bëhet e tejdukshme dhe e artë. Shtojmë hudhrën dhe e përziejmë për 1 minutë që të lëshojë aromën. Shtojmë bathët duke i trazuar për një minutë dhe domatet e grira në rende. Hedhim ujë ose lëng perimesh derisa të mbulohen bathët. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Mbulojmë tenxheren dhe e lëmë gjellën të gatuhet në zjarr të ulët për rreth 30–40 minuta, derisa bathët të jenë zbutur dhe lëngu të jetë trashur. Në fund, shtojmë koprën e freskët të grirë imët dhe e përziejmë mirë. Nëse dëshirojmë shtojmë pak lëng limoni për t’i dhënë më shumë shije dhe freski.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?