Gjellë me bishtaja nga zonja Albana

27 Tetor 2022, 10:19| Përditesimi: 27 Tetor 2022, 10:20

  • Share

Gjellë me bishtaja
Përbërësit:

  • 500 gr bishtaja
  • 2 qepë të thata
  • 2 patate
  • 2 karrota
  • 4 domate ose 4 lgj salcë
  • 1 spec të kuq
  • 2 thelpinj hudhër
  • Kripë, piper

Përgatitja:
Kaurdisim qepën e grirë shumë imët së bashku me hudhrat e shtypura. Më pas shtojmë bishtajat, patatet dhe karrotat. Vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar pas pak minutave specin e kuq dhe salcën e domates. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit me një lugë druri dhe në fund shtojmë ujë të ngrohtë dhe 1 gjethe dafine. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë gjellën të gatuhet në temperaturë mesatare.  
 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?