Gjellë me bishtaja, qumësht dhe vezë
Përbërësit:
- 1 kg bishtaja
- 1-2 lgj gjalpë
- 2 qepë
- 3 vezë
- 500 ml qumësht
- ½ lgj miell
- 1 lgj koncentrat
- 1 gjethe dafine
- 1 tufë bimë aromatike
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pasi pastrojmë bishtajat i presim në gjysmë dhe i kaurdisim në një tigan me yndyrë. Shtojmë dhe qepën e grirë shumë imët dhe vazhdojmë kaurdisjen duke e ndihmuar zbutjen me pak kripë. I lemë bishtajat të ziejnë për pak minuta duke shtuar dhe një gjethe dafine. Rrahim vezët me qumështin dhe me pak miell, këtë masë e shtojmë tek bishtajat së bashku me bimët aromatike. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë gatimin derisa qumështi me vezët të mpiksen.