Receta

Gjellë me bishtaja, speca e domate nga zonja Albana

11 Korrik, 11:42| Përditesimi: 11 Korrik, 11:44

  • Share

Gatim me fasule të njoma, speca dhe domate

Përbërësit:

  • 500 gr fasule të njoma (jeshile)
  • 150 gr sallam ose proshutë
  • 2 qepë mesatare
  • 3-4 speca jeshilë dhe të kuq
  • 3-4 domate
  • 1 lugë çaji sheqer
  • 1 filxhan çaji oriz (opsional)
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Qepët i grijmë hollë dhe i skuqim në vaj ulliri. Shtojmë specin jeshil dhe të kuq të prerë në shirita të hollë. Shtojmë domatet e prera në kubikë, pak sheqer, dhe i lëmë të zbuten pak. Hedhim fasulet e njoma të pastruara dhe të prera në copa 3-4 cm, sikurse dhe copat e prera të sallamit apo të proshutës. Shtojmë kripë e piper sipas shijes. Hedhim orizin nëse dëshirojmë dhe e përziejmë lehtë. Shtojmë ujë sa për të mbuluar masën dhe e lëmë gatimin të ziejë në zjarr të ngadaltë derisa të ziejnë fasulet e njoma dhe orizi.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?