Gjellë me bizele dhe patate
Përbërësit:
- 300 gr bizele
- 2 patate
- 2 karrota
- 1 qepë
- 2 qepë të njoma
- 4 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
- Koper
- Limon
Përgatitja:
Presim qepën imët dhe e kaurdisim me vaj ulliri. Më pas shtojmë patatet e prera në kubikë mesatar dhe karrotën në disqe. Shtojmë kripë dhe pak piper. Gjatë kaurdisjes shtojmë bizelet me qepët e njoma. Hedhim më pas ujë në masë të përbërësve dhe e lëmë gjellën të gatuhet. Në fund rregullojmë shijen dhe e spërkasim gatimin me limon dhe koper.
Komento