Receta

Gjellë me bizele dhe patate nga zonja Albana

2 Maj, 11:58| Përditesimi: 2 Maj, 12:02

  • Share

Gjellë me bizele dhe patate

Përbërësit:

  • 2-3 patate mesatare
  • 300-400 gr bizele
  • 1 qepë e madhe
  • 2-3 domate të pjekura ose 2 lgj salcë
  • 1 karotë (opsionale)
  • 2-3 lugë vaj ulliri
  • Kripë, piper, pak rigon
  • Majdanoz sipas dëshirës
  • Ujë (sa të mbulojë gjellën)

Përgatitja:

Në një tenxhere kaurdisim qepën në vaj ulliri derisa të zbutet dhe të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë domatet (ose salcën) dhe e lëmë të ziejë për disa minuta derisa të ulet lëngu. Shtojmë karotën në rrathë, patatet dhe bizelet. I përziejmë mirë, rregullojmë shijen me kripë e piper dhe në fund hedhim ujë sa të mbulohen përbërësit. E lëmë gjellën të gatuhet në zjarr të ulët për 30–40 minuta, derisa patatet dhe bizelet të jenë gatuar dhe lëngu të jetë trashur pak. Në fund, shtojmë erëza të freskëta si majdanoz ose pak rigon.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?