Gjellë me bizele dhe qepë të njoma
Përbërësit:
- 500 gr bizele të freskëta
- 5-6 qepë të njoma
- 2-3 domate ose 2 lgj salcë domateje
- 1 karotë (opsionale)
- 3-4 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
- Pak majdanoz i grirë
Përgatitja:
Lajmë mirë qepët e njoma dhe i presim hollë bashkë me bishtat e gjelbër. Qërojmë dhe grijmë domatet në rende, ose nëse përdorim salcë e hollojmë me pak ujë. Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit, shtojmë qepët e njoma dhe karotën dhe i kavërdisim për 3–4 minuta derisa të zbuten pak dhe të lëshojnë aromën. Shtojmë domatet e grira (ose salcën) dhe i lëmë të ziejnë për 2–3 minuta të tjera. Më pas shtojmë bizelet duke i përzier mirë me qepët e zbutura. Rregullojmë shijen me kripë dhe pak piper të zi. Shtojmë ujë të ngrohtë derisa të mbulojë bizelet dhe e lëmë gjellën të gatuhet në zjarr mesatar për pak minuta. Në fund, kur gjella ka marrë formë të trashë dhe shije të harmonizuar, fikim zjarrin dhe shtojmë majdanozin e grirë.
Komente
