Gjellë me bizele
Përbërësit:
- 500 gr bizele
- 1 qepë e madhe
- 1-2 karrota
- 2 patate (opsionale)
- 2-3 lgj salcë ose 2 domate të grira
- 4 lugë vaj ulliri / luledielli
- Kripë, piper sipas shijes
- Majdanoz ose kopër
Përgatitja:
Në një tenxhere, kaurdisim qepën e grirë hollë me vajin derisa të zbutet dhe të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë karrotat dhe patatet e prera në kubikë dhe i kaurdisim për 2-3 minuta. Shtojmë salcën e domates ose domatet e grira dhe i lëmë të gatuhen pak me perimet. Shtojmë bizelet, kripë e piper sipas shijes dhe hedhim ujë derisa të mbulohen përbërësit. Vendosim kapakun dhe e lëmë gjellën të ziejë në zjarr mesatar për 30-40 minuta derisa perimet të zbuten dhe gjella të lidhet. Në fund, mund të shtojmë kopër oae majdanoz të freskët të grirë për aromë.
Komente
