Receta

Gjellë me kungulleshka dhe domate nga zonja Albana

3 Qershor, 11:40| Përditesimi: 3 Qershor, 11:42

  • Share

Gjellë me kungulleshka dhe domate

Përbërësit:

  • 4–5 kunguj të njomë
  • 1 qepë mesatare
  • 2–3 domate ose 1 filxhan salcë
  • 2–3 lugë vaj ulliri
  • 1 tufë kopër ose majdanoz
  • 200 gr mish i grirë pule/viçi (opsionale)
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Lajmë kungulleshkat, i presim në rrathë ose gjysmë-rrathë, pa i qëruar nëse janë të njoma. Grijmë qepën imët dhe domatet pa lëkurë në kubikë të vegjël. Në një tenxhere, ngrohim vajin dhe skuqim qepën derisa të zbutet dhe të bëhet transparente. Nëse përdorim mish të grirë, e shtojmë dhe e lëmë të marrë ngjyrë nga të gjitha anët Shtojmë domatet dhe i lëmë 5–7 minuta të ziejnë derisa të formojnë një salcë të trashë. Në fund shtojmë kungulleshkat, kripën, piperin dhe një filxhan ujë (nëse domatet janë shumë të lëngshme, mund të mos nevojitet shumë ujë). Mbulojmë tenxheren dhe e lëmë gjellën të gatuhet në zjarr të ulët për rreth 25–30 minuta. Fikim zjarrin, shtojmë koprën ose majdanozin të grirë imët dhe e lëmë gatimin të ajkoset 10 minuta para se ta shërbejmë. 

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?