Gjellë me lakër dhe sallam crudo nga zonja Albana

28 Tetor 2022, 10:36| Përditesimi: 28 Tetor 2022, 10:37

  • Share

Gjellë me lakër dhe sallam crudo

Përbërësit:

  • 1 lakër të bardhë
  • 300 gr sallam crudo Hungarez
  • 4 ls gjalpë
  • 2 qepë
  • ½ tufë majdanoz
  • 1 gjethe dafine
  • 3 gota ujë të nxehtë
  • 2 lgj salcë domate
  • Pak sheqer
  • Piper i zi, piper i kuq
  • Kripë, rigon

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë lakrën nga gjethet dhe kërcelli. E presim lakrën në copa të vogla dhe e vendosim në një tenxhere me ujë.

Kaurdisim me gjysmën e sasisë së gjalpit qepët e grira shumë imët. Pasi qepa ka marrë ngjyrë shtojmë pak ujë dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa qepa të zbutet. Shtojmë më pas lakrën, e trazojmë dhe sapo të bie volumi shtojmë salcën e domates dhe rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq dhe rigon. Ulim temperaturën e sobës dhe e lëmë lakrën të ziejë avash avash.

Ndërkohë përvëlojmë në ujë të ngrohtë sallamin të prerë në feta dhe më pas e skuqim me pak gjalpë. Në momentin që lakra është gatuar plotësisht e servirim së bashku me copëzat e sallamit. Në fund bëjmë një spërkatje të lehtë me gjalpë të shkrirë dhe majdanoz të grirë imët.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?