Gjellë me mish dhe salcë në furrë nga zonja Albana

10 Prill 2023, 11:44| Përditesimi: 10 Prill 2023, 11:45

  • Share

Gjellë me mish dhe salcë në furrë

Përbërësit:

  • 4 bërxolla ose fileto
  • 2 qepë
  • 4 -5 thelpinj hudhër
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 lç kripë
  • 1 lç piper i kuq
  • 1 lk piper i zi
  • 1 lk kumin
  • 1 lk rigon
  • 1 lgj koncentrat domate
  • 1 fç pelte domate
  • 1 fç qumësht
  • Ujë të ngrohtë

Përgatitja:

Skuqim filetot në pak yndyrë (vaj ulliri dhe gjalpë). I largojmë nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepët e prera në gjysmë hëne. Pasi qepët kanë ndyshuar ngjyrë shtojmë salcën e domates, koncentratin, hudhrën e shtypur dhe erëzat. E lemë salcën të marrë valë duke shtuar dhe pak ujë. Shtojmë më pas mishin dhe pjesën tjetër të ujit të trazuar me pak qumësht. E kalojmë gatimin në furrë dhe e lemë të piqet. Në fund para se t’a servirim e spërkasim me majdanoz.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?