Gjellë me mish me kungull nga zonja Albana

26 Tetor 2023, 12:06| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 12:39

  • Share

Gjellë me mish me kungull

Përbërësit:

  • 1 kg kungull të njomë
  • 500 gr mish viçi
  • 2 qepë mesatare
  • 400 gr domate ose domate pure
  • 1 lgj salcë koncentrat
  • 3-4 lgj oriz
  • 1 gjethe dafinë
  • 1 tufë kopër
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Në një tigan me bazë të gjerë kaurdisim mishin të prerë në kubikë të vegjël së bashku me qepët e grira imët. Pasi qepa është zbutur shtojmë domatet e grira në rende dhe salcën koncentrat. Vazhdojmë kaurdisjen për rreth 5 minuta, rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, 1 gjethe dafinë dhe shtojmë rreth 3 gota ujë. Vendosim kapakun dhe e lemë mishin të ziejë në temperaturë mesatare. Pasi mishi ka zjerë shtojmë kungujt të prerë në kubikë mesatare, orizin dhe e lemë gjellën të gatuhet për 15 minuta.  Në fund e spërkatim me pak koper dhe e servirim.  

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?