Gjellë me mish të grirë, patate dhe karrota
Përbërësit:
- 300-400 gr mish i grirë
- 1 qepë mesatare
- 2-3 patate
- 2 karrota
- 2 domate ose 3 lgj salcë
- 3-4 lugë vaj
- 1 lç spec i kuq pluhur
- Kripë, piper i zi
- Majdanoz i freskët
Përgatitja:
Në një tenxhere ose tigan të thellë, kaurdisim qepën e grirë në vaj derisa të zbutet. Shtojmë mishin e grirë dhe e gatuajmë derisa të marrë ngjyrë. Hedhim pak kripë, piper dhe spec të kuq pluhur. Shtojmë salcën e domates dhe e përziejmë për 2-3 minuta. Më pas shtojmë patatet dhe karrotat e prera në kubikë. Hedhim ujë sa të mbulohen përbërësit dhe lëmë gjellën të gatuhet në zjarr mesatar për rreth 25–30 minuta. Në fund provojmë shijen për kripë dhe nëse dëshirojmë shtojmë pak majdanoz të freskët.
Komente
