Gjellë me patate dhe bizele nga zonja Albana

2 Prill, 12:20| Përditesimi: 2 Prill, 12:41

  • Share

Gjellë me patate dhe bizele

Përbërësit:

  • 500 gr bizele
  • 500 ml lëng mishi
  • 2 karota
  • 1 kokërr qepë
  • 1 kokërr patate
  • 3-4 lgj vaj ulliri
  • 2 thelpinj hudhra
  • Salcë domate
  • Bimë aromatike
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pasi i pastrojmë të gjitha perimet, i grijmë të vogla në formë kubike. Qepën e grijmë më vete, e hedhim në tenxhere me pak vaj ulliri dhe e kaurdisim. Pasi kemi kaurdisur qepën hedhim salcën dhe kripën. Vijojmë pak minuta me kaurdisjen dhe më pas shtojmë perimet. Shtojmë lëngun e mishit të ngrohtë dhe e lëmë gjellën të gatuhet. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike.

MC//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?