Receta

Gjelle me patate dhe karrota nga zonja Albana

19 Shtator, 11:57| Përditesimi: 19 Shtator, 12:00

  • Share

Gjellë me patate dhe karrota

Përbërësit:

  • 5-6 patate mesatare
  • 3-4 karrota
  • 1 qepë e madhe
  • 2 thelpinj hudhër (opsionale)
  • 1 gjethe dafine
  • 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle koncentrat domateje
  • Ujë ose lëng perimesh/ mishi (rreth 1 litër)
  • Pak majdanoz i freskët për sipër
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Qërojmë patatet dhe karrotat, i presim në kubikë mesatare. Qepën e grijmë imët dhe hudhrat i shtypim. Në një tenxhere nxehim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën dhe hudhrën për 2-3 minuta. Shtojmë koncentratin e domates ose domatet e grira dhe vijojmë me kaurdisjen. Më pas hedhim patatet dhe karrotat. I përziejmë mirë që të marrin shije, shtojmë gjethe dafine, kripë e piper. E mbulojmë me ujë ose lëng perimesh/mishi dhe e lëmë gjellën të gatuhet në zjarr mesatar derisa patatet dhe karrotat të zbuten (rreth 25-30 minuta). Në fund heqim gjethen e dafinës dhe shtojmë majdanozin e freskët për aromë.

Këshilla nga Albana: Mund të hedhësh pak selino ose bizele në fund për ngjyrë dhe shije. Për një shije më të pasur, përdor lëng kockash ose lëng pule në vend të ujit.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?