Gjellë me patate dhe speca të skuqur në salcë domate nga zonja Albana

12 Korrik 2023, 11:36| Përditesimi: 12 Korrik 2023, 11:42

  • Share

Gjellë me patate dhe speca të skuqur në salcë domate

Përbërësit:

  • 2 patate
  • 4 speca
  • 4 domate
  • 1 qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 lgj salcë të koncentruar
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Skuqim specat e prerë në shkopinj si dhe patatet që i kemi prerë gjithashtu në feta për së gjati. Qepën e grirë imët e kaurdisim me vaj ulliri bashkë me hudhrat. Pasi qepa është zbutur shtojmë salcën e koncentruar dhe domatet e grira në rende. E lëmë salcën derisa përbërësit të treten mirë. Më pas shtojmë patatet dhe specat e skuqur. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe erëza sipas dëshirës dhe e lëmë derisa salca të thahet e të mos ketë lëng.

MC//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?