Receta

Gjellë me patëllxhanë, speca dhe domate në tigan nga zonja Albana

15 Prill, 12:09| Përditesimi: 15 Prill, 12:10

  • Share

Gjellë me patëllxhanë, speca dhe domate në tigan

Përbërësit:

  • 2 patëllxhanë mesatarë
  • 2-3 speca (të kuq, jeshil)
  • 3-4 domate të pjekura  ose pure domate
  • 1 qepë e madhe
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • Llukanik, suxhuk ose sallam
  • Kripë, piper i zi
  • Vaj ulliri
  • Pak majdanoz ose borzilok

Përgatitja:

Presim patëllxhanët në kubikë ose feta, i kriposim dhe i lëmë për 20 minuta që të nxjerrin hidhësinë. Pastaj i shpëlajmë dhe i thajmë. Presim specat në shirita dhe domatet i grijmë në rende ose i copëtojmë imët. Qepën dhe hudhrat i grijmë hollë. Në një tigan të madh, skuqim patëllxhanët në pak vaj ulliri derisa të zbuten dhe të marrin ngjyrë të artë. I largojmë nga tigani dhe në po atë yndyrë skuqim qepën dhe hudhrën derisa të zbuten. Shtojmë specat dhe vazhdojmë kaurdisjen për 5-7 minuta. Vendosim patëllxhanët në tigan, llukanikun ose suxhukun në feta, shtojmë domatet, kripën, piperin dhe pak ujë nëse duket e thatë. E lëmë të gatuhet në zjarr të ngadaltë për 20–30 minuta, derisa gjella të lidhet.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?