Gjellë me perime në tigan nga zonja Albana

8 Shtator 2023, 12:19| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 12:22

  • Share

Gjellë me perime në tigan

Përbërësit:

  • 1 qepë
  • 2 speca të kuq
  • 2 speca jeshil
  • 2 lgj salcë domate
  • 2 domate
  • 3 patëllxhanë
  • Sallam 'Si qëmoti FIX'
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Skuqim patëllxhanët e prerë në disqe të mëdha. Në atë vaj skuqim qepën, specat dhe domatet e prera në kubikë. Më pas shtojmë sallamin e prerë në disqe, patëllxhanët dhe salcën e domates. Shtojmë pak ujë të ngrohtë, e lëmë gjellën të gatuhet dhe në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?