Receta

Gjellë me speca dhe oriz, shije pranverore nga zonja Albana

25 Mars, 11:51| Përditesimi: 25 Mars, 11:53

  • Share

Gjellë pranverore me speca dhe oriz

Përbërësit:

  • 4-5 speca jeshilë ose shumëngjyrësh
  • 1 qepë mesatare
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 domate të pjekura
  • 1 filxhan çaji oriz
  • 3 filxhanë çaji ujë ose lëng perimesh
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë dhe piper i zi sipas shijes
  • Pak rigon ose trumzë (opsionale)
  • Majdanoz ose kopër e freskët

Përgatitja:

Në një tenxhere ose tigan të thellë, ngrohim vajin në zjarr mesatar. Shtojmë qepën dhe e kaurdisim derisa të zbutet dhe të marrë një ngjyrë të artë të lehtë (rreth 4–5 minuta). Shtojmë hudhrën dhe e përziejmë për 1 minutë sa të lëshojë aromën. Shtojmë më pas specat e prerë në shirita dhe i kaurdisim për 7–8 minuta, derisa të zbuten pak dhe të fillojnë të marrin ngjyrë. Shtojmë domatet e grira dhe i lëmë të ziejnë derisa të avullojë uji i tepërt dhe të krijohet një salcë e trashë. Më pas hedhim orizin dhe e përziejme mirë që të përthithë shijet për 1–2 minuta. Shtojmë ujin ose lëngun e perimeve, rregullojmë shijen me kripë e erëza. Mbulojmë tenxheren dhe e lëmë gjellën të gatuhet në zjarr të ulët për rreth 15–20 minuta. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të pushojë për disa minuta para se ta servirim spërkatur me pak majdanoz ose kopër të freskët.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?