Receta

Gjellë me thjerrëza jeshile nga zonja Albana

15 Shtator, 12:29| Përditesimi: 15 Shtator, 12:30

  • Share

Gjellë me thjerrëza jeshile

Përbërësit:

  • 300 gr thjerrëza jeshile
  • 1 qepë mesatare
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • 1-2 karota
  • 3 lgj salcë domate
  • 2 gjethe dafine
  • 4-5 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj uthull
  • Kripë, piper i zi
  • Ujë ose lëng perimesh (rreth 1 l)
  • Pak majdanoz ose kopër

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit. Shtojmë qepën e grirë dhe e kaurdisim derisa të zbutet dhe të marrë ngjyrë të artë. Hedhim hudhrën dhe karotat, i trazojmë për 1-2 minuta, më pas shtojmë salcën e domates. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe gjethet e dafinës. Hedhim thjerrëzat të cilat i kemi lënë në ujë për disa orë. Shtojmë ujë të ngrohtë ose lëng perimesh sa të mbulohen mirë përbërësit (rreth 1 litër). E lëmë gatimin në zierje me kapak të pjesshëm për 35-40 minuta, derisa thjerrëzat të zbuten, duke i përzier herë pas here. Në fund shtojmë uthullën dhe vajin e ullirit, si dhe bimë aromatike sipas dëshirës.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?