Gjellë me thjerrëza jeshile
Përbërësit:
- 300 gr thjerrëza jeshile
- 1 qepë mesatare
- 2-3 thelpinj hudhër
- 1-2 karota
- 3 lgj salcë domate
- 2 gjethe dafine
- 4-5 lgj vaj ulliri
- 1 lgj uthull
- Kripë, piper i zi
- Ujë ose lëng perimesh (rreth 1 l)
- Pak majdanoz ose kopër
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit. Shtojmë qepën e grirë dhe e kaurdisim derisa të zbutet dhe të marrë ngjyrë të artë. Hedhim hudhrën dhe karotat, i trazojmë për 1-2 minuta, më pas shtojmë salcën e domates. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe gjethet e dafinës. Hedhim thjerrëzat të cilat i kemi lënë në ujë për disa orë. Shtojmë ujë të ngrohtë ose lëng perimesh sa të mbulohen mirë përbërësit (rreth 1 litër). E lëmë gatimin në zierje me kapak të pjesshëm për 35-40 minuta, derisa thjerrëzat të zbuten, duke i përzier herë pas here. Në fund shtojmë uthullën dhe vajin e ullirit, si dhe bimë aromatike sipas dëshirës.
Komente
