Gjellë tigani me mish, qepë të njoma dhe vezë
Përbërësit:
- 1 kg qepë të njoma
- 500 gr mish
- 2 thelpinj hudhër
- 1 tufë majdanoz
- 2 lgj oriz
- 3 vezë
- 1 lgj nsieshte
- 200 ml qumësht
- Miks erëzash
- Kripë, piper sipas shijes
Përgatitja:
Fillimisht vendosim mishin të ziejë, më pas kullojmë lëngun dhe e presim në copëza. Grijmë imët qepët e njoma dhe i kaurdisim me pak vaj ulliri. Pasi të ulet vëllimi shtojmë hudhrat e grira imët, mishin e zier, pak oriz, kripë dhe erëza miks sipas dëshirës. Tek qumështi shtojmë pak niseshte dhe 3 kokrra vezë, i rrahim mirë dhe masën e hedhim në tigan mbi qepët e kaurdisura. Vendosim kapakun dhe e lemë të gatuhet në temperaturë të ulët derisa të mpikset kremi.
Komente
