Gjellë tigani me qepë të njoma dhe vezë
Përbërësit:
1 kg qepë të njoma
2 thelpinj hudhër
3 vezë
½ tufë majdanoz
1 lgj nsieshte
200 ml qumësht
Miks erëzash
Kripë, piper
Përgatitja:
Grijmë imët qepët e njoma dhe i kaurdisim me pak vaj ulliri duke i hedhur gradualisht. Pasi të bie volumi i qepëve shtojmë hudhrat të grira imët, kripë dhe erëza miks sipas dëshirës. Tek qumështi shtojmë pak niseshte dhe 3 kokrra vezë, I rrahim mirë dhe masën e hedhim në tigan mbi qepët e kaurdisura. Vendosim kapakun dhe e lemë në temperaturë të ulët derisa të mpikset kremi.