Gjellë me qepë të njoma, vezë dhe djathë kaçkavall
Përbërësit:
- 1 kg qepë të njoma
- 2 thelpinj hudhër
- 3 vezë
- 1½ tufë majdanoz
- 1 lgj niseshte
- 200 ml qumësht
- 100 gr djathë kaçkavall
- Miks erëzash
- Kripë, piper
Përgatitja:
Grijmë imët qepët e njoma dhe i kaurdisim me pak vaj ulliri duke i hedhur gradualisht. Pasi të bie volumi i qepëve shtojmë hudhrat të grira imët, kripë dhe erëza miks sipas dëshirës. Tek qumështi shtojmë pak niseshte dhe 3 kokrra vezë, i rrahim mirë dhe masën e hedhim në tigan mbi qepët e kaurdisura. Në fund shtojmë djathin kaçkavall, vendosim kapakun dhe e lemë në temperaturë të ulët derisa të mpikset kremi.
Komento