Receta

Gjellë tigani me qofte mishi në oriz nga zonja Albana

25 Prill, 11:40| Përditesimi: 25 Prill, 11:48

  • Share

Gjellë tigani me qofte mishi në oriz

Përbërësit:

  • 2 qepë
  • 1 karrotë
  • 1 gjethe dafine
  • 1 lgj salcë speci ose domate
  • 300 gr mish i grirë
  • 200 gr oriz kokërr gjatë
  • 1 qepë
  • 1 vezë
  • Kripë, piper
  • Erëza sipas dëshirës

Përgatitja:

Fillimisht orizin e lëmë në ujë të nxehtë. Në një tas vendosim mishin e grirë, qepën e grirë në rende, vezën dhe erëzat. Krijojmë qoftet, të cilat duhet të jenë të ngjeshura si brumë dhe i kalojmë në orizin që e kemi kulluar nga uji i nxehtë. Në një tigan me yndyrë kaurdisim një qepë të grirë në gjysmë hëne derisa të marrë pak ngjyrë, më pas shtojmë karrotën e grirë në rende, salcën dhe erëzat me dafinën. Hedhim pak ujë dhe më pas vendosim qoftet që të gatuhen. Rregullojmë shijen me bimë aromatike dhe erëza sipas dëshirës.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?