Gjellë tigani me qofte mishi në oriz
Përbërësit:
- 2 qepë
- 1 karrotë
- 1 gjethe dafine
- 1 lgj salcë speci ose domate
- 300 gr mish i grirë
- 200 gr oriz kokërr gjatë
- 1 qepë
- 1 vezë
- Kripë, piper
- Erëza sipas dëshirës
Përgatitja:
Fillimisht orizin e lëmë në ujë të nxehtë. Në një tas vendosim mishin e grirë, qepën e grirë në rende, vezën dhe erëzat. Krijojmë qoftet, të cilat duhet të jenë të ngjeshura si brumë dhe i kalojmë në orizin që e kemi kulluar nga uji i nxehtë. Në një tigan me yndyrë kaurdisim një qepë të grirë në gjysmë hëne derisa të marrë pak ngjyrë, më pas shtojmë karrotën e grirë në rende, salcën dhe erëzat me dafinën. Hedhim pak ujë dhe më pas vendosim qoftet që të gatuhen. Rregullojmë shijen me bimë aromatike dhe erëza sipas dëshirës.
Komente
