Gjellë tigani me speca
Përbërësit:
- 5 speca jeshil
- 4 domate
- djathë sipas dëshirës
- spec djegës
- piper i kuq i ëmbël
- kripë, piper i zi
Përgatitja:
Qepën të prerë mesatarisht i kaurdisim me vaj në tigan. I shtojmë pak kripë për zbutje më të shpejtë. shtojmë specat jeshil, të prerë mesatarisht dhe i kaurdisim mbas 3 minutash kaurdisje shtojmë domatet të prera, sikurse edhe specat. Rregullojmë shijen, me erza dhe sipër shtojmë djathin e bardhë. Nëse ne dëshirojmë për një shije më të fuqishme shtojmë edhe djath kaçkavall, nëse duam shtojmë edhe farë të specit djegës sipër.
Komento