Barbunja me oriz
Përbërësit:
- 500 gr barbunja
- 1 qepë
- 1 domate
- 2 lgj salcë domate
- 1 fç oriz
- 3 fç ujë
- 1 Igj gjalpë
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Kaurdisim qepën e grirë hollë në yndyrë, më pas shtojmë barbunjat. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta duke shtuar erëzat dhe salcën e domates. Më pas shtojmë orizin dhe masën e ujit. Rregullojmë shijen dhe e lëmë gjellën të gatuhet për rreth 20 minuta në zjarr të avashtë.
Komento