Gjellë vere me qepë, domate dhe speca
Përbërësit:
- 3 qepë
- 500 gr domate
- 300 gr speca
- 3-4 thelpinj hudhër
- 4-5 lugë supe vaj
- Piper i zi dhe kripë
- Pak majdanoz
Përgatitja:
Pastrojmë zarzavatet dhe i grijmë në kubikë jo shumë të vegjël. Në tenxhere hedhim vajin dhe qepën. E trazojmë disa herë derisa të zbutet pak qepa. Shtojmë specat dhe i skuqim pak bashkë me qepët. Hedhim domatet e grira, hudhrat, kripën e piperin, rigonin dhe i lëmë në zjarr derisa ta kenë pirë lëngun dhe të jenë përzierë mirë me qepën dhe specat. Hedhim 500 ml ujë të ngrohtë dhe i lëmë të ziejnë me kapak gjysmë të mbyllur derisa të jenë zbutur plotësisht. Provojmë shijen e kripës. Në valën e fundit hedhim pak majdanoz. Gella duhet të mbetet me pak lëng dhe e servirim të ngrohtë.
Komente
