Gjellë verore me speca dhe domate nga zonja Albana

23 Qershor 2023, 12:26| Përditesimi: 23 Qershor 2023, 12:28

  • Share

Gjellë verore me speca dhe domate

Përbërësit:

  • 4 speca
  • 500 gr domate
  • 3 qepë
  • 2 lgj oriz
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper
  • Spec djegës

Përgatitja:

Në një tenxhere me pak vaj kaurdisim qepët e prera mesatarisht, shtojmë pak kripë për të ndihmuar zbutjen e qepës. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë specat të cilat i kemi marinuar me pak kripë. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta duke shtuar më pas domatet e prera në kubikë. Shtojmë pak sheqer për të neutralizuar aciditetin e domateve. Rregullojmë shijen me erëza, shtojmë ujin dhe orizin e shpëlarë. E lëmë gjellën të gatuhet në temperaturë mesatare derisa të shohim që domatet janë tretur. Në fund sipas dëshirës mund të shtojmë pak spec djegës.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?