“Gjëmoi vendi, llahtari! Ranë gotat nga bufeja, u çanë muret”! Banorët në Dimal: Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat

24 Shtator, 15:22| Përditesimi: 24 Shtator, 23:03

  • Share

Berat- Banorët e fshatit Pashalli në bashkinë e Dimalit janë të tronditur pasi toka lëkundet vazhdimisht dhe banesat e tyre kanë pësuar plasaritje të mureve. Ata shprehen se pronat e tyre janë dëmtuar nga shpërthimet në një gurore që gjendet jo larg zonës së banuar.

Firma “2PO6” në pronësi të Adrian Çaushajt dyshohet se ka përdorur lëndë plasëse për nxjerrjen e gurëve, por ky shpërthim sipas banorëve ishte shumë i fuqishëm. Ata shprehen se shpërthimet kanë ndodhur gjatë fundjavës (21 dhe 22 shtator) dhe të hënën kanë denoncuar në polici. Stacioni i Policisë Dimal referoi materialet në Prokurori ku nisi procedim në gjendje të lirë për 51-vjecarin Adrian Çaushaj, ndërsa banorët kërkojnë kompensim për dëmet.

“Unë kam parë llahtari, shpërthim i paparë. Më janë dëmtuar shtëpitë, muret. Duhet të hiqet gurorja. Edhe arat janë mbushur me gurë, aq I fortë ishte”, tha një banor.

“Erdhi si gjëmim, si vullkan nga poshtë. Ranë gotat nga bufeja, ranë gjërat të gjitha. Pashë muret e çara. Tmerr jemi trembur shumë”, shprehet një banore.

Fshati Pashalli dhe zona periferike e Dimalit prej vitesh përballen me ndotje tepër të lartë mjedisore, pasi janë disa firma që ushtrojnë aktivitetin e nxjerrjes së gurit në kodrat e zonës. Sipas banorëve, ato jo vetëm nuk përdorin filtra mbrojtëse gjatë aktivitetit, por përdorin herë pas here lëndë shpërthyese. Numri i banesave ende nuk dihet me saktësi dhe as shkalla e dëmtimit të tyre pasi në terren ende nuk kanë mbërritur grupet e ekspertizës nga bashkia e prefektura.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • solle lili: 25/09/2024 02:54

    NGRIHUNI LEVIZNI NE DONI TOKA, SHTEPI, E KATANDI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?